Belerit, “mikpritje” e merituar/ Vjen eurodeputet, por i kujtojnë masakrën e Peshkëpisë

schedule12:09 - 29 Tetor, 2024

schedule 12:09 - 29 Tetor, 2024

Fredi Beleri u rikthye në Tiranë, si Eurodeputetet por me hijen e rëndë të së shkuarës së largët.

Një qytetar rastësisht u gjend në hyrje të Kuvendit, për të kujtuar Masakrën e Peshkëpisë, e për t’ia bërë të vështirë Belerit rikthimin në kryeqytetin shqiptar, si pjesë e një delegacioni deputetësh të Parlamentit Europian, për takimin e 18 të të Komitetit të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri.

Ish-keyebashkiaku i zgjedhur i Himarës, i dënuar për vjedhje votash, nuk bëri asnjë koment, për asnjë pyetje.

Por dalja e tij, pas takimeve në Kryesi, së bashku me eurodeputetët e tjerë, ishte edhe më e vështirë. Qytetari vec ofendimeve nga disatanca, e sulmoi dhe me vezë e kos.

Qytetari i rebeluar e ndoqi përgjatë gjithë bulevardit, duke hedhur kosin drejt Belerit.

Rebelimi i qytetarit, Dilaver Nela, i njohur në rrjetet sociale dhe si aktivitë, shpjegoi arsyet që e cuan drejt sulmit të Belerit dhe ato lidhen me të shkuarën por dhe të fundit, me dënimin për vjedhjes votash.

Por ky nuk ishte i vetmi moment i sikletësh për Belerin, mesa duket. Këtë të martë, herët në mëngjes delegacioni i eurodeputetëve kishte të planifikuar një takim me kryeministrin Rama. Por duket se kreu i qeverisë e ka shmangur me qëllim institucionin, duke e zhvilluar takimin në hotel. Tek ky takim nuk ka qenë Beleri, edhe pse në fillim u tha që ai do të ishte pjesë e të gjitha takimeve të parashikuara në axhendën zyrtare të vendit.

LEXO EDHE: VIDEO/ “Ka vrarë e vjen këtu na bën karshillëk”, Fredi Beleri goditet me vezë e kos pasi del nga kryesia e Kuvendit

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!