Beleri ankohet në Gjykatën e Lartë, të hënën mblidhet këshilli Bashkiak i Himarës

schedule13:10 - 14 Qershor, 2023

schedule 13:10 - 14 Qershor, 2023

Kryetari i Zgjedhur i Bashkisë së Himarës Fredi Beleri këtë të mërkurë është ankuar në Gjykatën e Lartë në lidhje me masën e sigurisë të vendosur nga Gjykata e Posaçme për shitblerje votash.

Beleri është kapur dy ditë para zgjedhjeve pasi u akuzuan se ofronin shuma parash për dhënien e votës.

Ai në kërkesën e tij drejtuar Gjykatës së Lartë ku kërkon ndryshimin e masës së tij të sigurisë.

Ndërkohë të hënën pritet që të mblidhet edhe Këshilli Bashkiak i Himarës ku pritet të bëhet konstituimi i tij.

Gazetari Ermal Vija raporton për ABC News se burime nga drejtoria e burgjeve kanë konfirmuar se deri më tani nuk ka asnjë kërkesë në lidhje me lejën që mund të marrë Beleri për të qenë pjesë e mbledhjes në Këshillin bashkiak./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!