“Kandidatët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Teuta Arifi dhe Nevzat Bejta më 31 tetor do të jenë kryetarë të Tetovës dhe Gostivarit”. Kështu është shprehur Kreshnik Bekteshi nga BDI. Në emisionin “ClickPlus” në TV21, ai tha se këto dy komuna janë çështje e kryer.
“Çështja e komunës së Gostivarit dhe Tetovës është çështje e kryer. Fiton Bashkimi Demokratik për Integrim siç fitoi me partitë politike ashtu do të fitojë edhe tash në rreth të dytë”, tha Bekteshi.
Sipas tij, pas 31 tetorit do të ketë rritje të shumicës qeverisëse në Kuvend. /abcnews.al/