Bektashinjtë festojnë “Dita e Ashures”, Baba Mondi: Zoti i bekoftë shqiptarët

schedule11:44 - 1 Shtator, 2020

schedule 11:44 - 1 Shtator, 2020

Besimtarët bektashianë në Shqipëri përkujtojnë betejën e përgjakshme të Qerbelasë. Ceremonitë kulmojnë me “Ditën e  Ashures”, një rit tradicional, në nder të dëshmorëve të kësaj luftë të drejtuar nga Imam Hyseini.

Dita e Ashures, e cila rrjedh nga fjala “ashr”, që do të thotë dhjetë në arabisht, është një ditë e rëndësishme për sa i përket historisë së profetëve. Ajo përkon me ditën e dhjetë të muajit të parë Muharrem të vitit hixhri.

Baba Mondi gjatë fjalës së tij theksoi se për shkak të situatës me pandeminë e COVID-19, shpreson që besimtarët t’i kthehen riteve fetare.

Gjithashtu ai ka uruar këtë festë për besimtarët dhe u lut për të gjithë shqiptarët. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!