Bejtja: Situata e menaxhueshme, reshjet më të dendura në zonën e veri-lindjes

schedule11:34 - 8 Janar, 2021

schedule 11:34 - 8 Janar, 2021

Zv ministri i Energjisë Ilir Bejtja, në një lidhje direkte për ABC ka dhënë detaje në lidhje me situatën në të cilën ndodhet vendi si pasojë e reshjeve të shiut të orëve të fundit.

Bejtja në një intervistë për gazetaren Juli Xhokaxhi ka theksuar se deri më tani situata është nën kontroll, dhe se autoritetet kanë marrë të gjithë masat e nevojshme për menaxhimin e saj.

“Jemi duke menaxhuar kaskadën e Drinit me të gjithë prurjet totali i ujërave në kanalin e Vaut të Dejës që nuk i intereson vetëm energjitikës. Prurjet janë nën kontroll pasi duke ditur praninë e kësaj situate ne kemi punuar dhe kemi marrë masat për të mos vështirësuar situatën në Shkodër dhe në Lezhë. Ne ecim në menaxhimin javor dhe deri ne datën 11-12 janar ne kemi parashikuar se nuk do të kemi asnjë problematikë në lidhje me zonën e Shkodrës dhe të Lezhës. Ne nuk kemi HEC-e të tjera më të mëdhenj se këto që mund të na shkaktojnë probleme”, është shprehur ai.

Ndërkohë ai është shprehur se problemi kryesor në këto kushte është më shumë zona e verilindjes pasi dhe reshjet kanë qenë më të dendura./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!