Bëjnë kërdinë në shtëpitë e yjeve, shqiptarët kishin në listë edhe Messin e Nadalin

schedule10:06 - 13 Korrik, 2022

schedule 10:06 - 13 Korrik, 2022

Futbollistët janë vënë në shënjestrën e hajdutëve në Ibiza. Valverde dhe Verrati e kanë pësuar së fundmi, ndërkohë që tani kanë dalë edhe detaje të tjera.

Mediat në Spanjë raportojnë se bëhet fjalë për një grup të organizuar shqiptarësh, të cilët kanë grabitur 15 vila luksoze në zonën e Alicante, Murcia e Malaga.

Në Spanjë raportojet se në listën e objektivave ishin edhe vilat e Leo Messit dhe tenistit Rafael Nadal, veç atyre të Guti, Hierro dhe ish kryeministrit spanjoll, Jose Maria Aznar.

Të gjithë objektivat ishin shkruar në një fletore, së bashku me adresat e tyre. Ajo u gjet pas arrestimeve të bëra ditën e hënë. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!