Në kushtet e dy grupeve të PD-së, që luftojnë për të njëjtin elektorat, vota të djathta, Roland Bejko i Partisë Demokratike distancohet nga grupi tjetër dhe tregon diferencën nga ata.
Në takimet me demokratët që e mbështesin, kandidati për Tiranën përmend emrin e Ilir Metës. Sipas tij, nëse demokratët votojnë koaliocionin bashkë fitojmë” do të forcojnë Metën dhe Partinë e Lirisë.
Banorëve të Tufinës sakaq ua prezantoi projektin e tij për një kryeqytet policentrik, me shumë qendra dhe jo më një, ku ëhstë përnëndruar i gjithë aktiviteti kryesor. Heqja e disa taksave dhe përgjysmimi i disa të tjerave janë po ashtu, pjesë e premtimeve të tij, për garën për kryeqyetetin.