Roland Bejko, në një intervistë për Abc News me gazetaren Viol Xhafaj jashtë dyerve ku po mbahet mbledhja e PD-së hodhi akuza ndaj kryetarit të KQZ, Ilirjan Celibashi. Duke iu referuar deklaratës së djeshme gjatë mbledhjes së KQZ, Bejko tha se ai mbështeti publikisht Sali Berishën.
“Situata e re në të cilën e vendosi kryekomisioneri Celibashi sepse dihet që ne PD, ka pengesat e veta. Pengesat janë madhore dhe mesa duket Celibashi, atë që ia donte xhani e shprehu, edhe pse nuk ia lejon ligji. Ai u shpreh aty se po të jetë për mua, Sali Berisha do të jetë kryetar i PD ndërsa gjykata ka vendosur që të ketë tjetër kryetar dhe për këtë arsye po bëj regjistrimin.
Me këto terma mendoj se Celibashit i foli Frojdi dhe xhani i Celibashit sot doli në konferencë shtypi dhe tha që e patë se edhe Celibashi e tha që PD më takon mua, Ky është kurthi, ku institucionet sipas ligjit por politikisht natyrisht dhe ne jemi këtu për të zgjidhur këtë ngërç.
Nuk jemi Sali Berisha që ta anatemojmë por edhe dele nuk jemi që meqë Celibashi shkeli ligjin duke dhënë opinionin personal dhe krijon efekte ne debatin politik. Ky është shkaku që na çon tek pasoja. Pasoja është që PD të pengohet që të futet në zgjedhje. Kujt i intereson mos futja e PD në zgjedhje? I intereson Berishës.”, tha Bejko./abcnews.al