“Më i keqi i të këqijve”, kështu konsiderohet Felipe Melo nga Giorgio Chiellini, në librin e tij “Io Giorgio”, ndërkohë që para publikimit pati deklarata të shumta në distancë. Braziliani iu përgjigj ngacmimit të italianit dhe vazhdon të flasë.
Këtë herë në një intervistë për“La Gazzetta dello Sport” ai u bën thirrje shokëve të skuadrës së Chiellinit që të ruhen, si dhe thekson se nuk do ta ftonte mbrojtësin për darkë. “Ai është një simbol i Juventusit, por fatkeqësisht ka pasur dëmtime dhe i ka munguar vazhdimësi në ndeshje.
LEXO EDHE: “Më mban inat se e godita me kokë! Njerëzit po vdesin, Chiellini boton libra”, shfryn Melo
Në futboll, ajo që ndodh në dhomat e zhveshjes qëndron atje. Shokët e tij, në kombëtare dhe në klub duhet të kenë frikë dhe t’i mbajnë sytë hapur. Nëse ai ka folur për dikë me të cilin ka luajtur në kombëtare me të, ndoshta nesër ai do të flasë edhe për ndonjë tjetër me të cilin luan tani.
Në Brazil ne e quajmë etikë dhe nëse ai nuk e ka, atëherë është problemi i tij. Unë kam etikë dhe për këtë arsye nuk flas keq për të. Në fakt unë bëj tifozllëk për të. Shpresoj të fitojë një trofe ndërkombëtar, që nuk e ka.
Gjithsesi unë e lejoj veten të flas keq për dikë me të cilin kam punuar, kjo është ccështje etike. Ccdo gjë që kam bërë gabim ka qenë shkollë për mua. Gjithsesi nuk e di, nuk do t’ia ofrojë një darkë sërish Chiellinit”, është shprehur Melo mes të tjerash. /abcnews.al