Bëjeni menjëherë! Pse duhet të flini me një limon të prerë pranë shtratit

schedule19:29 - 23 Qershor, 2022

schedule 19:29 - 23 Qershor, 2022

A keni menduar ndonjëherë pse shumica e parfumeve dhe pastruesve kanë një aromë limoni? Duket se aroma e limonit nuk është vetëm freskuese dhe e këndshme, por ka edhe përfitime të konsiderueshme për shëndetin dhe disponimin tuaj.

Gjithçka që duhet të bëni për ta zbuluar është të prisni një limon në feta dhe ta vendosni pranë shtratit tuaj para se të shkoni në shtrat. Shikoni më poshtë përfitimet që ofron.

Lufton stresin dhe ankthin

Koha kur shkoni në shtrat duhet të jetë momenti më relaksues i ditës. Duhet të jeni të qetë dhe të eliminoni stresin e ditës në mënyrë që të keni një gjumë adekuat dhe freskues. Megjithatë, kjo nuk është e lehtë për shumë njerëz. Mendimet vazhdojnë të rrotullohen në mendje dhe trupi e ka të vështirë të relaksohet. Hulumtimet kanë zbuluar se aroma e limonit është në gjendje të “zbusë” trurin dhe funksionin e sistemit nervor dhe të ofrojë qetësi.

Rrit përqendrimin

Procesi i rritjes së niveleve të përqendrimit, para gjumit, mund të tingëllojë disi kontradiktor, pasi qëllimi është relaksimi dhe jo stimulimi shtesë. Sidoqoftë, është e nevojshme të jeni në gjendje të përqendroheni në të tashmen dhe ta lini veten të relaksoheni, duke eliminuar të gjitha mendimet negative. Aroma e limonit ndihmon shumë në këtë proces, veçanërisht nëse para se të shkoni në shtrat praktikoni ushtrime specifike relaksimi, si meditimi.

Përmirëson frymëmarrjen

Nëse keni probleme me frymëmarrjen, qoftë për shkak të ftohjes apo alergjisë dhe nuk mund të flini, prisni një limon dhe vendoseni pranë. Vetitë e tij antibakteriale dhe aroma qetësuese do t’ju ndihmojnë të largoni të ftohtin, veçanërisht nëse është në një fazë të hershme.

Ka veti kundër insekteve

Vizita e insekteve të bezdisshme, veçanërisht mushkonjave, gjatë gjumit, është diçka që mund t’ju prishë gjithë humorin dhe atmosferën dhe padyshim që do t’ju vështirësojë gjumin. Era e limonit funksionon si një mjet efektiv dhe natyral kundër insekteve dhe është një zgjidhje që mund t’ju lirojë duart.

Ju jep më shumë energji dhe pozitivitet në mëngjes

Nëse jeni një nga djemtë që e urrejnë zgjimin në mëngjes, atëherë ky përdorim i limonit do t’ju ndihmojë shumë. Duke kontribuar në një gjumë më të relaksuar dhe të pastër, aroma e saj do ta përgatisë trupin tuaj për t’u zgjuar me më shumë oreks dhe mirëqenie, pasi ka aftësinë të rrisë nivelet e serotoninës në tru dhe në këtë mënyrë të luftojë mendimet negative./abcnews.al