“Bëje tani se na mërzite”, Xhixha nuk i kursen as batutat

schedule15:34 - 30 Nëntor, 2020

schedule 15:34 - 30 Nëntor, 2020

Redon Xhixha është zhbllokuar ditën e djeshme, sikurse edhe Laçi. Sulmuesi kurbinas shënoi dy herë në portën e Apolonisë, golin e katërt dhe të gjashtë të takimit që u mbyll me shifrat 6-1.

Gjatë javëve të para të kampionatit Xhixha kishte humbur raste të shumta para porte dhe për të në një farë mënyre ishte një çlirim. Në fakt goli i parë ishte një dhuratë e mesfushorit Julian Shehu, që i pasoi me portën e boshatisur sulmuesit.

Xhixha nuk harron ta falënderojë përmes një postimi në Instagram dhe me shaka shkruan: “Kur Juli Shehu të thotë merre bëje një gol se na mërzite t’u humb raste”. Sulmuesi luan sezonin e tretë me Laçin dhe vjet ishte protagonist me 12 gola në kampionat. / abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!