“Bëj durim”, debat për varrezat greke, Hoxha zbulon skenarin dhe rrëzon Rucin, Krisafi: Je shumë i saktë

schedule14:19 - 29 Tetor, 2021

schedule 14:19 - 29 Tetor, 2021

Gazetari investigativ Artan Hoxha mbrëmjen e djeshme në emisionin “Log.” u përfshi në një debat me profesorin Hektor Ruci, i cili publikoi disa dokumente ekskluzive, të cilat datojnë që në vitin 1942. Në këto dokumente që i përkasin Italisë, sipas pedagogut shpjegohet se si u mor vendimi për bërjen e varrezave provizore të ushtarëve grekë në Këlcyrë dhe në zona të tjera. Por Artan Hoxha tregoi se cili është sipas tij plani i Greqisë me vendosjen që u ka bërë varrezave duke kritikuar qëndrimin e qeverive shqiptare që kanë qenë në pushtet gjatë negociatave me Athinën duke pranuar kërkesat e tyre. Ruci e kundërshtoi, por profesor Ksenofon Krisafi i dha të drejtë gazetarit Hoxha për ekspozenë që bëri.

Debati
Artan Hoxha: Meqë është i nxehtë ky fakti që nxori parafolësi, sigurisht që është shumë interesante, por konkluzionet që arrin, janë tërësisht të gabuara.

Hektor Ruci: Konkluzionet e mira zotëri, të lutesha të ishit më i rezervuar dhe etik në momentin që flisni.

Artan Hoxha: Në rregull, vazhdo përgjigju pas meje. Është e vërtetë që ushtria italiane ishte e rregullt, kishte standarde të tjera, që nuk i kishte ushtria greke. Është e vërtetë që ato varreza provizore janë ashtu sikur janë, por janë provizore, por ato që janë ngritur tani në Shqipëri janë memorialë, historike, do të ngelen aty përjetësisht, ky është problemi që kemi në sot me Greqinë.

Hektor Ruci: Mos doni t’i sjellim në Shijak? Ju lutem

Artan Hoxha: Bëj durim. Unë jam marrë me planet shoviniste dhe plani i parë për të bërë varreza memoriale të ushtarëve grekë kanë qenë në plan për t’u ndërtuar pesë të tilla dhe asnjëra atje ku i kanë planifikuar varrezat ushtria italiane, që ishte në Saimon, pranë Urës së Dragotit. E dyta ka qenë në Përmet dhe e treta në Këlcyrë. Po ku janë varrezat memoriale sot? Në Shënkoll, ka qenë një kishë e vjetër, ku sot është ndërtuar një manastir, që zyrtarisht thuhet i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare por çuditërisht ndodhet një varrezë me 630 qivurë të ushtarëve të ushtrisë greke, në fakt janë bosh se nuk ka eshtra. Të vetmet 36 prej tyre u gjetën në Saimon. Përse pala greke nuk kërkon që këto varreza të bëhen ku ka qenë varreza provizore italiane? Sepse plani i palës greke është që varrezat memorialë në Shqipëri të mos bëhen ku kanë qenë betejat por në kërkon që të bëhen në kufirin imagjinar të Vorio-Epirit.

Hektor Ruci: E keni gabim më vjen keq.

Artan Hoxha: Më dëgjo se e kam me dokumente. E di ti ku janë sot varrezat memoriale? Bularati një, e dyta Manastiri i kishës në hyrjë të grykës së Këlcyrës, nuk ka pasur kurrë varrezë aty, e treta e di ti ku është ngritur në hyrje të Korçës në Çiflig. Janë dy mijë dhe atje nuk ka pasur asnjë betejë. Vendi tjetër i planifikuar është në fshatin Vodicë të Kolonjës, por përse është atje dhe jo në Malin e Gramozit ku ka pasur betejë?

Hektor Ruci: Sepse varrezat nuk bëhen në male, por në fushë.

Artan Hoxha: Po përse nuk u bë në Ersekë atëherë?

Hektor Ruci: Nuk është argument.

Artan Hoxha: E fundit që dua të them, në 1995 kur marrëdhëniet Shqipëri-Greqi filluan të përmirësoheshin është vendosur në lëvizje kjo gjë, që pala greke kërkonte që në Shqipëri të kishte varreza memoriale dhe ajo qeveri që ka qenë, qeveri maskarenjsh. Pala greke pretendonte për 12 mijë të vrarë, qeveria e Adil Çarçanit ka kthyer këtë përgjigje, që në Shqipëri ndodhen eshtrat e 2250 ushtarëve grekë. Shpërndaja ka qenë; Gjirokastër, Skrapar, Korçë, Ersekë, Kolonjë, Përmet, Pogradec, Delvinë, Sarandë, Tepelenë dhe Vlorë. Përse pala greke nuk kërkon varrezë në Vlorë? Sepse nuk e ka te ai kufiri i famshëm. Duhet të jemi korrekt.

Ksenofon Krisafi: Zotin Hoxha e përgëzoj për këtë ekspoze shumë interesante dhe të saktë. I kam parë këto dokumente. Zoti Hoxha e trajtoi shumë mirë aspektin historik të kësaj cështje.

/db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!