Bëhuni gati të qani, Fifi sapo publikoi baladën e shumëpritur

schedule17:08 - 25 Nëntor, 2020

schedule 17:08 - 25 Nëntor, 2020

Vetëm pak minuta më parë, këngëtarja shumë e dashur për publikun, Fifi ka publikuar këngën e saj më të re.

Bëhet fjalë për baladën me titull “Ninullë dashurie”, të cilën e ka shoqëruar edhe me videoklip.

Teksti tepër prekës ka zgjuar dyshimet e fansave, që mund të jetë edhe një dedikim personal. Mirëpo, kjo gjë mbetet ende e pakonfirmuar, pasi Fifi ka preferuar që tani e tutje t’i mbajë sa më larg mediave çështjet e zemrës.

Në një postim në InstaStory, këngëtarja tregoi më herët se është e dashuruar, por s’ka asnjë të re më shumë se kjo për të treguar.

Ajo u shpreh se e kanë bezdisur lajmet për jetën e saj personale, ndaj do ta mbajë atë sa më larg mediave. l.k/abcnews.al