“Bëhet e gjallë” Inteligjenca ukrainase: Po merremi me punë, ua merr vetë mendja çfarë punësh

schedule17:39 - 28 Shkurt, 2022

schedule 17:39 - 28 Shkurt, 2022

Inteligjenca e Mbrojtjes së Ukrainës ka bërë të ditur se është duke punuar për të zbuluar vendosjen e armikut dhe kjo është arsyeja që po rri e “heshtur”. Pothuajse çdo institucion shtetëror në Ukrainë është shumë aktiv në rrjetet sociale. Kurse Inteligjenca e vendit “u bë e gjallë” pas tri ditësh, me një postim për Rusinë.

“Të dashur ukrainas, na falni për heshtjen e përkohshme. Shumë punë po bëhet, nëse e keni parasysh se për çfarë e kemi fjalën…,”thuhet në postimin e tyre.

“Ne po punojmë 24/7, për të gjetur vendet e trupave dhe mjeteve ushtarake të pushtuesit, për t’i shkatërruar pa mëdyshje. Armiku do të shkatërrohet. Rroftë Ukraina. Vdekje armiqve”, thuhet më tej në postim.

Kujtojmë se autoritetet e mbrojtjes së Ukrainës njoftojnë vazhdimisht dhe mobilizojnë qytetarët, përmes faqeve të tyre zyrtare në rrjetet sociale.

Prej disa orësh tashmë, delegacioni i Ukrainës është takuar me atë të Rusisë për negociata. Takimi po mbahet në një kohë kur Ukraina ndodhet në ditën e pestë të luftimeve pas hyrjes së forcave ruse në vend. /abcnews.al/