Bëhen burim aksidentesh, gjobë për motoristët dhe pasagjerët e tyre që nuk veshin jelekë fosforishent

schedule17:13 - 13 Nëntor, 2022

schedule 17:13 - 13 Nëntor, 2022

Të gjithë ata drejtues motomjetesh të cilët nuk mbajnë veshur jelekët fosforishentë sapo bie errësira, do të gjobiten sipas Kodit Rrugor nga 1 deri në 3 mijë lekë të reja. Prej dy javësh që nga nisja e këtij aksioni në Tiranë nga Policia Rrugore, janë konstatuar dhe gjobitur 283 shoferë.

Specialistja e trafikut, Olta Lami thotë se kjo kategori shpeshherë bëhet edhe burim aksidenti në rrugë.

Masa ndëshkimore, masa administrative që merret për këtë kategori varion nga 1 mijë deri në 3 mijë lekë të reja dhe kjo vlen edhe për drejtuesit e motomjeteve dhe për pasagjerët.

Detyrimi ligjor për këtë kategori motomjetesh është që ta përdorin jelekun forforishent në kushtet e errësirës. Duke qenë se numri i tyre është në rritje sidomos në oraret e mbrëmjes dhe janë të shpeshta lëvizjet e tyre dhe kryejnë manovra të rrezikshme në rrugë, siç janë parakalimet e gabuara, mosrregullimi i shpejtësisë, përdorimi i sinjalistikës në mënyrën e duhur, apo lëvizja në sens të kundërt në shumë akse rrugore, kanë sjellë që këta përdorues të rrugës të shkaktojnë një numër të lartë të aksidenteve, të cilat fatkeqësisht kanë pasur ndonjëherë edhe pasoja të rënda.

Apelon që jelekët fosforeshentë të përdoren edhe nga drejtuesit e monopatinave që jo pak herë bëhen burim aksidentesh.

Kodi Rrugor parashikon që jelekët fosforishentë në kushtet e errësimit të përdoren vetëm nga drejtuesit e motomjeteve, por ne u bëjmë apel që të përdoren edhe nga drejtuesit e mjeteve me pedale dhe nga përdoruesit e monopatinave të cilët janë një numër i lartë përdoruesish të rrugës, që të mbajnë një lejek fosforishent në mënyrë që të jenë të dukshëm. Gjithashtu apelohen ehde drejtuesit e mjeteve që konstatojnë se kanë një defekt teknik dhe ndalojnë në rrugë, përveç trekëndëshit të sigurisë, është mirë të përdorin edhe jelekun fosforishent në mënyrë që të mos bëhet burim aksidenti, apo viktimë e një aksidenti.

Gjatë këtyre dy javëve, janë ndëshkuar me gjobë edhe 10 drejtues motomjetesh të pa pajisur me leje drejtimi dhe me mjete të modifikuara, si dhe 32 të tjerë për mangësi në dokumentacion. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!