“Bëhemi pjesë e Open Balkan”/ Presidenti i ri i Malit të Zi: Jo thjesht vëzhgues, shkon paralel me procesin e Berlinit

schedule16:21 - 17 Prill, 2023

schedule 16:21 - 17 Prill, 2023

Në linjë me kryeministrin Abazovic, Presidenti i ri i Malit të zi ka deklaruar se  mbështet nismën e Ballkanit të Hapur dhe se vendi do të bëhet pjesë e tij. Milatovic ka theksuar se Open Balkan dhe procesi i Berlinit nuk duhen parë si konkurrentë por si procese që shkojnë paralel me njëra tjetrën.

“Mali i zi duhet të bëhet pjesë e nismës rajonale “Ballkani i Hapur”. Deklarata vjen nga presidenti i sapo zgjedhur, JakovMilatoviç, në një intervistë për të përjavshmen serbe. Kreu i shtetit  malazez sqaroi se kjo nismë shkon paralel me “Procesin e Berlinit” dhe nuk duhet të shihen si konkurrente të njëra tjetrës.

“A kryhen integrimet ekonomike rajonale rreth CEFTA-s, Procesit të Berlinit apo nën kujdesin e Ballkanit të Hapur? Mendoj se këto janë procese paralele që janë komplementare. Mendoj se Mali i Zi duhet të bëhet pjesë e Ballkanit të Hapur”, theksoi ai.

Podgorica ka marre pjesë si vëzhgues në takimet që kanë pasur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Serbisë, aleksandervucic,  dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, DimitarKovacevski, në kuadër të Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri në qeverinë teknike,  Dritan Abazovic, e mbështet po ashtu nismën duke thënë se  iniciativa “OpenBalkan” është gjithëpërfshirës për sa kohë që ka një ftesë për të gjitha vendet e Ballkanit.

“Procesi i Berlinit” nisi në vitin 2014 si një iniciativë diplomatike lidhur me të ardhmen e zgjerimit të Bashkimit Evropian me fokus në raportet e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.  Iniciativa “Ballkani i Hapur” është prezantuar se vazhdimësi e “mini-Shengenit” ballkanik.

Kosova dhe Bosnja e Hercegovina  janë të vetmet shtete në Ballkanin Perëndimor që kanë refuzuar pjesëmarrjen deri më tani./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!