Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Begaj uron homologen e Moldavisë: Shqipëria mbështet fuqimisht përpjekjet tuaja për integrimin në BE

schedule13:38 - 29 Shtator, 2025

schedule 13:38 - 29 Shtator, 2025

TIRANË- Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar Presidenten e Moldavisë, Maia Sandu, për fitoren në zgjedhjet parlamentare,

Në një mesazh publik, Begaj shprehet se kjo fitore përfaqëson një dëshmi të qartë të besimit të qytetarëve të Moldavisë në demokraci dhe në rrugën drejt integrimit evropian.

“Urime të përzemërta Presidentes së Moldavisë, znj. Maia Sandu, për fitoren në zgjedhjet parlamentare. Kjo fitore është një dëshmi e qartë e besimit të qytetarëve në rrugën demokratike dhe në perspektivën evropiane të Moldavisë. Shqipëria mbështet fuqimisht përpjekjet e Moldavisë për integrimin në Bashkimin Evropian dhe qëndron krah saj në këtë rrugëtim”,  shkruan Begaj.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!