Begaj takim me Presidentin e INTERPOL: Lufta ndaj kriminalitetit ka qenë më e suksesshme falë bashkëpunimit!

schedule11:43 - 11 Qershor, 2024

schedule 11:43 - 11 Qershor, 2024

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot Presidentin e INTERPOL-it, Ahmed Nasser Al- Raisi.

Presidenti i Republikës vlerësoi dhe inkurajoi vijimësinë e bashkëpunimit midis INTERPOL-it dhe Policisë së Shtetit.

Kryetari i Shtetit theksoi se lufta kundër kriminalitetit ka qenë më e suksesshme në sajë të forcimit të këtij bashkëpunimi kohët e fundit.