Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Begaj pranon Letrat Kredenciale të Nuncit të ri Apostolik në Shqipëri: Marrëdhëniet me Selinë e Shenjë, shembull dialogu

schedule12:44 - 9 Mars, 2026

schedule 12:44 - 9 Mars, 2026

Presidenti Begaj pranoi Letrat Kredenciale të Nuncit të ri Apostolik në Shqipëri, Imzot Mirosłaë Adamczyk, duke i uruar suksese në përmbushje të misionit të tij diplomatik në vendin tonë.

Në takim u vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes palëve, e konfirmuar kjo dhe nga vizitat e nivelit të lartë, teksa u shpreh vullneti i përbashkët për të çuar më tej bashkëpunimin dhe miqësinë midis Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë.

Kreu i Shtetit theksoi, ndër të tjera, se bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Vatikanit shkon përtej raporteve institucionale.



“Arritjet në marrëdhëniet dypalëshe janë një bazë e fortë për intensifikimin e mëtejshëm të lidhjeve tona në të ardhmen, si dhe në promovimin e mëtejshëm të harmonisë fetare”, – u shpreh Presidenti Begaj në bisedën me Nuncin Apostolik Mirosłaë Adamczyk.

Duke iu referuar marrëdhënieve shumë të mira të shtetit shqiptar me komunitetin katolik në Shqipëri, Presidenti i Republikës theksoi se një klimë e tillë bashkëpunimi është thelbësore dhe se këto marrëdhënie janë në funksion të kohezionit midis institucioneve publike, atyre fetare, si edhe komunitetit.

Kreu i Shtetit i përcolli Nuncit Apostolik falënderime për qëndrimet e mbajtura nga Vatikani për çështjen shqiptare, veçanërisht ndaj Kosovës, duke rikonfirmuar dëshirën për njohjen e këtij shteti nga selia e Shenjtë si një kontribut për sigurinë dhe paqen e qëndrueshme në Ballkan.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!