Presidenti i Republikës Bajram Begaj, ka dekretuar këtë të premte lirimin e Nënadmiral Adnand Dëfrim Agastra nga detyra e Komandantit të Forcës Detare.
Begaj emëroi gjithashtu Kundëradmiral Arsen Burhan Mullaj në detyrën e Komandantit të Forcës Detare. Koloneli Razije Kadri Mehmeti me detyrë “Drejtor” në Drejtorinë e Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak J-9 në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, mori gradën “Gjeneral Brigade”.
Presidenti i Republikës Bajram Begaj, dekretoi gjithashtu dhënien e gradës madhore “Gjeneral Brigade” për Kolonel Fatmir Sadri Neziraj, me detyrë “Drejtor” në Drejtorinë e Operacioneve dhe Stërvitjes J-3/7 në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura si dhe për Kolonel Edmond Abaz Voci, me detyrë “Komandant i Qendrës së Kontroll Raportimit” në Forcën Ajrore./abcnews.al


