Begaj dhe Pendarovski nga Pusteci: Ballkani i Hapur të vazhdojë, krijon kushte të përshtatshme për bashkëpunim

schedule11:40 - 23 Korrik, 2023

schedule 11:40 - 23 Korrik, 2023

Presidenti Bajram Begaj ka pritur të dielën në Pustec homologun e tij maqedonas, Stevo Pendarovski. Presidentët vlerësuan zhvillimin shumë të mirë të marrëdhënieve të fqinjësisë midis dy vendeve si dhe bashkëjetesën ndërentike mes popujve. Në fokus ngelet integrimi evropian i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Jo pa qëllim kemi zgjedhur bashkinë e Pustecit për të treguar që marrëdhëniet tona midis dy vendeve tona janë marrëdhënie të dy vendeve mike, vendeve partnere te NATO-s, vende që kanë një rrugëtim të përbashkët për anëtarësimin e bashkimit Europian. Kuptohet që Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe minoriteti maqedonas në Bashkinë Pustec, janë të rëndësishëm në marrëdhëniet midis dy vendeve.

Përfshihen të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor dhe lehtëson procedurat burokratike, lehtëson lëvizjen e mallrave dhe të njerëzve. Padyshim si çdo iniciativë tjetër rajonale janë të mira. Mbetet në dorë të vendimarrsve ekzekutivë për të vendosur nëse nisma do të vijojë apo jo.”

Nderkohe homologu i tij maqedonas, Pendarovski thotë se mënyra më e mirë që vendet të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian janë nismat rajonale, siç është procesi i Berlinit.

Ekzistojnë mbi 50 iniciativa qw krijojnë kushte të përshtatshme për bashkëpunim.   Ballkani i hapur nje prej tyre dhe shpresoj te vazhdoje dhe më tej.   Eshte e pakontestueshme se 6 vendet qe marrin pjesë se për të gjitha është procesi i Berlinit i cili ka marrëdhënie strukturore më të sakta se Ballkani i hapur.  6 shtete marrin pjese ne procesin e Berlinit dhe vetem 3 ne Ballkanin e Hapur dhe kjo është një mangësi e madhe”.

Presidenti Begaj dhe Pendarovski njoftuan vazhdimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, duke mbështetur çdo iniciative që forcon marrëdhëniet mes dy vendeve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!