Begaj dekreton emërimin e ambasadorëve të Shqipërisë në Azerbajxhan dhe Kanada

schedule16:15 - 8 Korrik, 2024

schedule 16:15 - 8 Korrik, 2024

Presidenti Bajram Begaj dekretoi të hënën emërimin në detyrë të Besart Kadia, ambasador i Shqipërisë në Azerbajxhan, dhe emërimin e Artemis Kalo, ambasador i Shqipërisë në Kanada.

Më parë, Kreu i Shtetit liroi Blerta Kadzadej vetëm nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, jo rezident, e cila aktualisht mban detyrën Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë, rezident, si dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, në Republikën e Kirgistanit, në Republikën Islamike të Pakistanit, në Gjeorgji, në Republikën Islamike të Afganistanit dhe në Republikën e Kazakistanit, jo rezident.

Kadia dhe Malo u larguan nga detyra si zëvendës ministra të ministrisë së Jashtme për t’u emëruar ambasadorë./abcnews.al