Analisti Frrok Çupi në një intervistë në “Real Story” në “ABC” foli për dekretimin e ligjit për Komisionet Hetimore, nga Presidenti Bajram Begaj.
Çupi theksoi se Presidenti Begaj me qëndrimin e tij tregoi respektimin e Kushtetutës.
“Presidenti edhe në gabime të vogla bie shumë në sy sepse është pika e fundit e mjeshtërimit të Kushtetutës. Shteti ka cilësi të tilla që është një gjë e përsosur dhe me një mjet shumë të vogël mund të rrëzosh gjithë shtetin. Ilir Meta ka vepruar si druvar, të respektosh Kushtetutën nuk do të thotë ta përmendësh një mijë herë në ditë. Meta është marrë në mënyrën e politikanit, politikan në parlament, politikan në Presidencë. Sot në argumentin e tij ka disa detaje interesante dhe nuk mund të sjellim gjëra që nuk janë kushtetuese. Presidenti i Republikës, është e para herë që paraqitet në publik me një qëndrim të një respektuesi të vërtetë të Kushtetutës. Shteti vetë është një makinë e krijuar që t’u shërbejë dhe të kuptohet nga të gjithë. Sot na duken kaq për të qeshur sot parullat e Ilir Metës, daljet me shqiponjë”, tha ai.
/abcnews.al/