Befason shqiptari që kap gjarpërinjtë: Ndihmoj shumë familje që i kanë të fshehur nëpër shtëpi

schedule09:38 - 4 Qershor, 2024

schedule 09:38 - 4 Qershor, 2024

Hysni Rexhaj është shqiptari nga Kosova që është bërë viral kudo, pasi kap nga 3 deri në 4 gjarprinj me një dorë.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar se ndihmon shumë familje, pasi e kërkojnë dhe për të kapur gjarpërinjtë e fshehur nëpër banesa.

Sakaq, Rexhaj zbuloi se pak ditë më parë i ka ndodhur dhe një incident, pasi një nëpërkë që njihet si më e rrezikshmja e pickoi, por fatmirësisht nuk i ndodhi asgjë.

“Unë kam pesë fëmijë, ata nuk kanë frikë se janë rritur me ta, vetëm bashkëshortja ka frikë. Unë i kap gjarpërinj dhe më pas i lëshoi në vendet malore, i çoj në një vend ku nuk ka popullatë.

Më ka pickuar një herë para dy muajsh, këtu në komunën e Gjakovës, por isha i qetë, nuk më ndodhi asgjë. Problem është kur ngrohet moti.

Kam rrezikuar jetën për shkak të banorëve, por fal zotit tani jam mirë. Unë nuk shkoj për të bërë emër sepse këtu më njohin të gjithë. Unë këtë gjë nuk e bëj për emër”, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!