Princesha Victoria është krenare për dy fëmijët e saj, Princeshën Estelle dhe Princin Oscar. Mamaja e dashuruar ka fotografuar fëmijët e saj duke mbledhur mollë dhe fotot kanë gëzuar fansat e familjes mbretërore suedeze. “Koha e korrjes”, ka shkruar krahas fotos Princesha Victoria.
Princesha Estelle dhe Princi Oscar ishin veshur siç duhet për ekskursionin e tyre vjeshtor në Oland. 10-vjeçarja gjakblu së bashku me vëllain e saj 6-vjeçar kanë pozuar teksa po zgjidhnin mollët e kuqe flakë. Më pas, Princesha Estelle pozoi me krenari pranë të korrave.
Fëmijët e Princeshës Victoria nuk janë të vetmit anëtarë të familjes mbretërore suedeze që shijojnë vjeshtën. Motra e Princeshës Victoria, Madeleine, e cila jeton në Florida, shkoi për të mbledhur kunguj me familjen e saj, Princeshën Leonore, 8 vjeç dhe Princeshën Adrienne, 4 vjeç. Në fakt, nëna e përzemërt ka shpërndarë fotot e tyre nga ajo dalje në llogarinë e saj personale në Instagram. “Është dita kur mbledhim kunguj”, ka shkruar ajo./abcnews.al