Aktorja Olta Gixhari i ka surprizuar të gjithë me postimin e fundit në Instastory.
Ajo ka treguar që nuk e ka provuar kurrë më parë Nutellën, e cila kategorizohet tek produktet më të preferuara.
Përmes fotos, Olta tregon se e kishte lyer bukën me Nutella duke kërkuar edhe mendimin e ndjekësve.
“A është normale që unë sot për herë të parë në jetë ha Nutella?”, shkroi aktorja.
Kujtojmë që Olta u bë nënë për herë të parë me datë 21 gusht. Ajo solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin e veçantë Amar.l.k/abcnews.al