Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përuroi ditën e djeshme parkingun e ri të kryeqytetit. Bëhet fjalë për një parking nëntokësor, që gjendet tek “Air Albania Stadium”. Sipas numrit 1 të qytetit, aty do të ketë vend për 200 automjete dhe vende të posaçme karikimi për mjetet elektrike.
Ajo çka ra në sy ishte veshja e Veliaj. Kryebashkiaku kishte veshur një T-shirt të zi me mbishkrimin “Never Give Up” (Mos u dorëzoni kurrë). Kjo bluze u bë e famshme në botë nga sulmuesi i Liverpool, Mohamed Salah, sezonin e kaluar.
https://www.instagram.com/p/CGF3tyahkHW/?igshid=awipu8src9kc
Egjiptiani e kishte veshur këtë bluze në ndeshjen e kthimit kundër Barcelonës në shtëpi, kur të besuarit e Jurgen Klopp arritën të përmbysnin rezultatin e sfidës së parë dhe kaluan më tej.
Mesa duket Veliaj është një fans i futbollit, ashtu si kryeministri Rama, i cili shpesh herë është parë teksa vesh fanellat apo xhupat e Juventus, Liverpool e Bayern Munich. /abcnews.al