Befason Koeman: Të punosh te Barcelona të lë me pasoja mendore

schedule20:28 - 8 Shkurt, 2024

schedule 20:28 - 8 Shkurt, 2024

Ish-trajneri i Barcelonës, Ronaldo Koeman thekson në një intervistë për “Goodmorning Eredivisie”, se puna si trajner i Barcelonës është shumë stresuese.

Tekniku holandez që drejtoi katalanasit në vitin 2020 deri në vitin 2021, shtoi se te katalanasit ka një presion të jashtëzakonshëm duke u shprehur se është sikur dikush të vendos pistoletën në kokë.

“Të qenurit trajner i Barcelonës i shkakton probleme shëndetit mendor. Është detyra më e vështirë që kam pasur në karrierë, e kam vuajtur shumë sepse kishte presion dhe stres të jashtëzakonshëm. Je gjatë gjithë kohës”, përfundoi ai./h.ll/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!