Ish-sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic nuk e ka përjashtuar një rikthim në fushën e futbollit. Më herët, 41-vjeçari suedez njoftoi tërheqjen e tij.
“Sigurisht, nuk ka kaluar shumë kohë që kur kam përfunduar karrierën time. Por ndoshta do t’i rikthehem futbollit. Ndoshta brenda një muaji do t’i bashkohem kampit stërvitor të Milanit”, tha Ibrahimovic për Sport Mediaset.
Sezonin e kaluar Ibrahimovic luajti në katër ndeshje të kampionatit italian, në të cilat shënoi një gol.
Milani përfundoi i katërti me 70 pikë në 38 takime në Serie A. Kuqezinjtë do të luajnë në Champions League sezonin e ardhshëm. /G.D abcnews.al/