Befason Eglentin Gjoni, firmos menjëherë në Kosovë

schedule14:40 - 29 Korrik, 2020

schedule 14:40 - 29 Korrik, 2020

Eglentin Gjoni u largua nga Laçi pas gati pesë vitesh dhe sezonin ardhshëm do të luajë në Kosovë. Mbrojtësi qendror, i cili mbajti edhe shiritin e kapitenit të bardhezinjtë, ka nënshkruar për një vit me Llapin e Podujevës. Aty ai gjen Ersil Ymerajn, i cili ka qenë pjesë Laçit më parë.

“Përforcimi më i ri i skuadrës së Llapit për edicionin 2020/21 është qendërmbrojtësi i cili vjen nga Kategoria Superiore, i cili në edicionin e fundit mbrojti ngjyrat e KF Laçit. Marrëveshja e nënshkruar me Gjonin është 1 vjeçare.

Eglentin Gjoni, 27 vjeçar, i lindur më 02.12.1992 në Vorë, i gjatë 1.94 m, luan me këmbën e majtë. Pozita e tij natyrale është qendërmbrojtës. Në edicionin e fundit ka zhvilluar gjithsej 20 ndeshje(19 kampionat/1 kupë)”, shkruhet në njoftimin e Llapit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!