Drew Barrymore është shprehur se mund të kalojë vite të tëra pa bërë seks. Aktorja amerikane e bëri këtë deklaratë në episodin e ri të “The Drew Barrymore Show”, pasi mësoi se Andrew Garfield abstenoi për gjashtë muaj nga marrëdhëniet seksuale ndërsa përgatitej për të luajtur në filmin Silence.
Aktorja dhe bashkë-prezantuesi Ross Mathews diskutuan vendimin e Garfield për të mos bërë seks në përgatitje për rolin e tij si prift në filmin e Martin Scorsese. Në dukje e pa impresionuar nga vendimi i aktorit amerikan, ylli me famë botërore shtoi më tej: “Unë isha sikur ‘Po, edhe?'”.
Kur Ross Mathews theksoi “Ky është titulli: “Drew mund të kalojë gjashtë muaj, nuk është gjë e madhe”, aktorja sqaroi se mund të abstenonte nga seksi për vite me rradhë. “Çfarë problemi ka me mua që gjashtë muaj nuk më duken si një kohë shumë e gjatë?”, shtoi aktorja.
/abcnews.al