Befasia e Sneijder: Ju tregoj lojtarin më të fortë, tre muaj nuk folëm me gojë

schedule21:18 - 8 Dhjetor, 2019

schedule 21:18 - 8 Dhjetor, 2019

Wesley Sneijder është aktivizuar me skuadra si Ajax, Real Madrid dhe Inter gjatë karrierës së tij. Kampionët që ka pasur në skuadër dhe te kombëtarja, kanë qenë të shumtë, por njëri ishte krejtësisht i veçantë.

35-vjeçari holandez e zbulon në prononcimin e dhënë për Fox Sports dhe ai është një spanjoll. Në fillim nuk i folën njëri-tjetrit për 3 muaj, por Sneijder e cilëson si futbollistin më të mirë me të cilin ka luajtur.

Guti dhe Wesley Sneijder

Kur u bëra titullar i Real Madrid, Guti përfundoi në stol dhe nuk më foli me gojë për tre muaj rresht. Më pas filluam të luanim së bashku dhe krijuam një raport të pabesueshëm. E gjenim njëri-tjetrin në fushë, edhe pa u parë fare. Guti ishte një fenomen, është lojtari më i fortë me të cilin kam luajtur. Më ka lënë një përshtypje të jashtëzakonshme“, përfundon Wesley Sneijder. /abcnews.al