Një lajm i çuditshëm po qarkullon së fundmi dhe lidh sulmuesin Rey Manaj me klubin e Barcelonës. I blerë nga Interi për shumën e 1.7 milionë eurove, lushnjari i Albacete nuk është se ka spikatur në Segunda Division për të bërë një hap kaq të madh.
Sigurisht, nëse bëhet fjalë për një tratativë reale, me siguri Manaj do të angazhohej me ekipin e dytë të Barcelonës. Sulmuesi thuhet se ka një klauzolë largimi për shifrën e 5 milionë eurove.Sigurisht që nuk do të paguhej një shifër e tillë nga asnjë klub.
Manaj këtë sezon ka luajtur vetëm katër ndeshje si titullar, nga nëntë që ka zbritur në fushë në total në kampionat. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka shënuar vetëm dy gola. Albacetet normalist që do ta shiste, nëse do të merrte një ofertë të kënaqshme. /abcnews.al