Ditën e sotme, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, ka publikuar disa dekrete dhe mes tyre është edhe ai i lënies së shtetësisë shqiptare për Altin Lalën, ish-kapitenin e kombëtares shqiptare.
Ish-futbollisti që u kthye në një legjendë për Hannover, ku mbante edhe shiritin e kapitenit, tashmë do të ketë vetëm një shtetësi: atë gjermanen. Është kusht dhe Lala i është përgjigjur ligjeve gjermane, duke dorëzuar pasaportën shqiptare. /abcnews.al
DEKRET
Nr. 11415, datë 13.1.2020
PËR LEJIMIN E LËNIES SË SHTETËSISË SHQIPTARE
Në mbështetje të nenit 92, pika “c” dhe nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të neneve 15 e 20, të ligjit nr. 8389, datë 5.8.1998 “Për shtetësinë shqiptare”, të ndryshuar, bazuar edhe në propozimin e Ministrisë së Brendshme
DEKRETOJ: Neni 1
I lejohet lënia e shtetësisë shqiptare, me kërkesë të tij, personit të mëposhtëm: Altin Dod Lala
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
PRESIDENT I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Ilir Meta