Beckham i vendosur, kërkon me ngulm yllin e Barcelonës

schedule13:14 - 29 Korrik, 2020

schedule 13:14 - 29 Korrik, 2020

Një lajm i bujshëm vjen nga Spanja. Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, mund të transferohet MLS, konkretisht te Inter Miami. Sipas raportimit të gazetës spanjolle “Mundo Deportivo”, uruguaiani  është objektivi kryesor në merkato i ekipit në pronësi të David Beckham.

Kontrata aktuale e 33-vjeçarit me katalanasit përfundon në fundin e sezonit tjetër, por nëse ai luan në 60% të ndeshjeve, atëherë ajo do të rinovohet automatikisht dhe për një vit tjetër.

Pak kohë më parë ka qenë vetë bomberi, i cili e ka pranuar vetë se në të ardhmen mund të transferohet në Amerikë. “Kurrë nuk i dihet. Unë kam një kontratë me Barcelonën, por MLS-ja është një kampionat që më pëlqen që të luaj në të ardhmen.

Amerika është një opsion i mirë për të vazhduar karrierën”, janë fjalët e Suarezit. Gjithsesi mbetet për t’u parë nëse diçka e tillë do të ndodhë, pasi ka qenë vetë Beckham që e ka pranuar se klubi i tij i ka mundësitë për të transferua në Miami lojtarë të nivelit të lartë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!