Beckham i lumtur me “pleshtin”: Kemi nënshkruar me lojtarin më të mirë në histori

schedule18:56 - 28 Korrik, 2023

schedule 18:56 - 28 Korrik, 2023

Padyshim, një nga transferimet më të bujshme, të kësaj merkatoje vere është dhe kalimi i “pleshtit”, Lionel Messi, tek amerikanët e Inter Miami dhe në vetëm 2 ndeshjet e para me fanellën e skuadrës së tij të re, Messi ka arritur të shënojë plot 3 gola, si dhe të dhurojë 1 asist.

Pas këtyre performancave magjike, disa fjalë për “pleshtin” i ka thënë dhe Presidenti i klubit, David Beckham, i cili fillimisht foli për emocioniet që ndjeu kur nënshkroi me 7 herë fituesin e “Topit të Artë”, të cilin e konsideron më pas si futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave.

“As që e mendoja se mund të përjetoja ndjenja të ngjashme si pronar që përjetova si futbollist. Kur mora thirrjen që njoftoi lëvizjen, u ndjeva sikur po shkoja në Old Trafford ose Wembley. Dhe pastaj mendova, ne sapo fituam konkurrencën e të gjithëve për të nënshkruar me lojtarin më të mirë që ka luajtur ndonjëherë futboll”,- u shpreh Beckham. /i.m /abcnews.al