Bebeti: Shfaqjet i kemi gati, por na pengon komiteti Anti-Covid

schedule15:40 - 14 Qershor, 2021

schedule 15:40 - 14 Qershor, 2021

Nga Leontina Nika

Sakrifica e Sherezades, për të shpëtuar jetën e gjithë vajzave të mbretërisë,  kjo është tema kryesore e premierës për fëmijë  “Na ishte një herë”  frymëzuar nga përrallat arabe.

Kjo pjesë vjen në Teatrin e Kukullave me regji të Shegushe Bebetit. E cila është kujdesur, jo vetëm për realizmin artistik deri në detaj, por veçanërisht për përcjelljen e mesazheve edukuese për fëmijë e prindër.

“Do të ftojmë shumë pak fëmijë për ta testuar shfaqjen dhe pastaj në 1 korrik do të organizojmë një plan shfaqjesh”, thotë Bebeti.

Sherezadia, Albana Kocaj gjithë sekretin e rolit që e ka fort për zemër, e mbështet te rrëfimi i përrallës për mbretin.

“Është një rol shumë i bukur. Është personazh që i tregon përrallat shumë bukur,” thotë ajo.

Jorida Meta theksin e vë tek bashkëpunimi dhe tek ndarja e gjërave më të tjerët. Në këtë pjesë Shegushe Bebeti ka integruar disa breza artistësh dhe shumë të rinj

Edhe pse premiera është gati, regjisoria thotë se do ketë një testim të shfaqjes me një numër të kufizuar fëmijësh, pasi janë në pritje të vendimit për shfaqjet në salla. Kjo është premiera e dytë në Teatrin e Kukullave, pas “Peshkut të art”. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!