Bebet e para të 2021, Ajla dhe Meri! Manastirliu: Oguri më i mirë për vitin e ri

schedule00:31 - 1 Janar, 2021

schedule 00:31 - 1 Janar, 2021

Ajla dhe Meri janë dy bebet e para që kanë ardhur në jetë në vitin 2021 në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” dhe “Koço Glozheni”.

Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Ajo i cilëson të sapolindurat oguri më i mirë për vitin 2021.

“Mirë se erdhët Ajla dhe Meri! Dy vajza që erdhën në jetë të shëndetshme 1 min pas mesnate në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” dhe “Koço Gliozheni” në Tiranë janë oguri më i mirë për vitin që sapo ka ardhur”, shkruan Manastirliu.

Ndërkohë burime bëjnë me dije për ABC se brenda 10 minutave të parë të 2021-it kanë lindur tre bebe në maternitetin “Koço Gliozheni”./mv. Abcnews.al