Bebe Rexha shënon një tjetër sukses, këtë herë në Spotify

schedule21:58 - 15 Prill, 2021

schedule 21:58 - 15 Prill, 2021

Kënga “Meant to be” e Bebe Rexhës është kthyer në një hit të padiskutueshëm. I publikuar 4 vite më parë, ky klip ka tejkaluar 1 miliardë klikime në rrjetin e famshëm Spotify.

Këngëtarja me origjinë shqiptare ka bashkëpunuar për këtë klip me grupin e njohur të muzikës country, Florida Georgia Line.

Këtë sukses, Bebe e ka ndarë menjëherë me ndjekësit e saj në Instagram, duke i falenderuar të gjithë ata që kontribuuan në këtë.

Ndër vite Bebe Rexha dhe Florida Georgia Line kanë fituar disa çmime me këtë këngë dhe janë nominuar për një çmim “Grammy” në 2019./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!