Bebe Rexha sapo ka publikuar projektin më të fundit. “Baby, I’m jealous” është kënga që e bëri bashkë artisten shqiptare me reperen e suksesshme amerikane Doja Cat. Por ndërsa kanë kaluar vetëm dy ditë nga publikimi, prurja më e re nga artistja shqiptare ka arritur të dëgjohet shumë duke kryesuar me klikime.
Deri më tani kënga ka gjeneruar më shumë se 6 milion klikime në Youtube. Kënga e sjell Bebe-n krejt ndryshe nga çfarë jemi mësuar ta shikojmë gjithmonë, pasi shfaqet me flokë të kuqe. Kujtojmë që Bebe po shijon romancën e re të dashurisë me kineastin Keyan Safyari.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, Bebe është shprehur se ndjen se ai është i duhuri për të, madje gjërat mes tyre duken se janë serioze, pasi e ka prezantuar dhe me familjen e saj. “Ky djalë është i veçantë, ai kujdeset për mua, e kupton karrierën time dhe atë që bëj. Familja ime e do atë.”, tha Bebe. /abcnews.al