Bebe Rexha: Nuk kam nevojë për çmime, njerëzit e dëgjojnë muzikën time

schedule15:52 - 1 Dhjetor, 2021

schedule 15:52 - 1 Dhjetor, 2021

Bebe Rexha mund të ketë tre këngë që secila kanë miliarda shikime, por ajo ende nuk ka fituar ndonjë çmim të madh. Sipas saj, kjo ndodh për tre arsye, politika, paraja dhe marka. Në një intervistë që ka dhënë së fundmi për TMZ, Bebe shprehet se nuk i nevojiten trofetë për të bërë që njerëzit të duan muzikën e saj.

“Mendoj se ka të bëjë me politikë, paratë, të qenit brand…të gjitha këto. Nuk e di, krejt çfarë di është se unë do të vazhdoj të kompozoj dhe shkruaj më të mirën që mundem”, tha këngëtarja 31-vjeçare. E pyetur se nëse do të kishte dëshirë që klikimet të përktheheshin në çmime, ajo tha: “Jo, në djall trofetë”.

Ajo shtoi se është ende mjaft e suksesshme për t’u blerë prindërve të saj një shtëpi. Rexha tha për gazetën: “Gjithçka që di është se do të shkruaj këngën më të mirë që mundem dhe do të bëj ç’është e mundur për t’u kujdesur për nënën time, babanë dhe familjen time.”

/abcnews.al