Bebe Rexha mezi pret të vijë në Shqipëri dhe sapo e tregoi me këtë video

schedule10:08 - 20 Janar, 2021

schedule 10:08 - 20 Janar, 2021

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është shumë e lidhur me rrënjët e saj. Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka folur gjithmonë me krenari origjinën shqiptare por për shkak të angazhimeve dhe largësisë, ajo nuk e viziton shpesh Shqipërinë.

Ndërsa ka më shumë se një vit që nuk e ka vizituar vendlindjen dhe për shkak se udhëtimet janë të kufizuara për shkak të pandemisë, duket se këngëtaren e ka marrë malli. Ajo ka ndarë një video në Instastory ku shihet një udhëtar që mezi pret të udhëtojë.

“Unë në fluturimin e parë për në Shqipëri pasi gjithë ky dreq të ketë përfunduar”, shkruan Bebe. Artistja shqiptare ka dashur të tregojë se mezi pret që karantina të përfundojë dhe sapo t’i jepet mundësia, do të kthehet edhe njëherë në Shqipëri për të vizituar bashkëkombësit e saj. /abcnews.al