Bebe Rexha ka një teknik të veçantë për t’u çliruar nga stresi

schedule20:27 - 13 Maj, 2021

schedule 20:27 - 13 Maj, 2021

Këngëtarja shqiptare më famë ndërkombëtare, Bebe Rexha po shijon suksesin e albumit të ri “Better Mistakes”.

Më parë ajo është shprehur se ka punuar gjatë në këtë album dhe mezi ka pritur ta ndajë me fansat e saj.

Megjithatë, Rexha punën e ka cilësuar shumë stresuese për këngëtaren dhe së fundmi ajo ka ndarë një video, ku tregoi se si e ka çliruar stresin para publikimit të albumit.

Bebe tregon se ka frekuentuar një “Break Room” ose të njohura ndryshe si “Smash rooms”, të cilat ofrojnë një vend të sigurt ku njerëzit mund të nxjerrin gjithë inatin e tyre apo stresin duke thyer sende.

Gjithashtu në video vihet re që këngëtarja është e shoqëruar nga Paris Hilton./abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)