Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha po shikon suksesin e albumit të saj më të fundit “Better Mistakes”. Megjithëse është pritur shumë mirë nga publiku, albumi nuk ka pasur fatin e mirë të promovohet për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19.
Mirëpo, fansat e këngëtares shprehen vazhdimisht se iu mungon koha kur ajo ishte prezente me koncerte. Lidhur me këtë ka reaguar dhe vetë Bebe përmes një postimi në Tëitter, ku premton se do të ketë së shpejti një turne.
“E di që më zemëron shumë. Ka aq shumë sa do të doja t’ju shpjegoja, por nuk mundem. Por unë jam mirënjohëse për durimin dhe e di që keni qenë të frustruar. Unë gjithashtu. Ju premtoj se do të ketë një turne”, ka shkruar ajo./abcnews.al
I know it makes me so angry. There is so much I wish I could explain to you guys but I cant. But I am thankful for the patience and I know you’ve been frustrated. Me to. I promise there will be a tour. https://t.co/fCSJSr4sWd
— Bebe Rexha (@BebeRexha) December 15, 2021