Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bebe Rexha flet për herë të parë për partnerin: Është i duhuri, familja ime e do!

schedule09:43 - 11 Tetor, 2020

schedule 09:43 - 11 Tetor, 2020

Pak kohë më parë, Bebe Rexha konfirmoi lidhjen e re të dashurisë. Këngëtarja shqiptare publikoi një fotografi krah partnerit, por duke u kujdesur për të mos i zbuluar identitetin.  Megjithatë, mediat e huaja zbuluan menjëherë se partneri i saj është kinematografi Keyan Safyari.

Pak ditë më parë ai festoi ditëlindjen dhe sipas mediave të huaja ylli i hitit “I’m a mess” i ka dhuruar atij një Ferrari.  Ndërkohë, së fundmi në një intervistë për “Entertainment Tonight” Bebe ka folur për herë të parë rreth tij. Këngëtarja është shprehur se ai është një njeri i veçantë dhe ndjen se është i duhuri për të.

Lundrim: Bebe dhe i dashuri i saj morën një Ferrari gri për një rrotullim, duke ndaluar në një dyqan tymi përgjatë rrugës

Duket se gjërat mes dyshes janë serioze, pasi ajo e ka prezantuar dhe me familjen. “Unë nuk kam qenë e vetmuar gjatë karantinës. Kam një njeri të mrekullueshëm në jetën time. Jam shumë mirënjohëse dhe thjesht po shijoj jetën time.”, tha Bebe për ET.

“Është një njeri i mirë. Ky djalë është i veçantë, ai kujdeset për mua, e kupton karrierën time dhe atë që bëj. Familja ime e do atë. Ai është thjesht një person i mahnitshëm, dhe më bën të lumtur! Thjesht ndihem mirë.”, shtoi më tej artistja shqiptare. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!