Bebe Rexha ka dhënë së fundmi një intervistë ku ka dhënë detaje për albumin më të ri “Better Mistakes”. Këngëtarja ka rrëfyer gjatë intervistës për Grammy, se në këtë projekt ka treguar gjithë luftën e saj me shëndetin mendor. Më tej, Bebe tregoi se njëra prej këngëve të albumit nuk i ka pëlqyer aspak të ëmës.
“Nëna ime nuk e pëlqen “Mama” sepse më ka lindur mua në një moshë të re. Ajo ishte 17 vjeç dhe ne disi u rritëm së bashku. Ajo ishte më shumë një motër për mua dhe mendoj për se për të, gjëja më e vështirë në këtë album është se ajo i merr gjërat shumë personalisht, veçanërisht kur flas për betejat e mia. Ajo ndihet sikur ka bërë diçka gabim.
Ajo nuk e kupton se nuk ka asnjë lidhje me të, ajo ka bërë një punë të shkëlqyer. Unë kisha frikë ta vendosja “Mama” në album sepse kam qenë vërtet dramatike me këtë rekord dhe duke thënë “Nuk i përkas parajsës sepse shita shpirtin tim si ti. Por ajo që unë po përpiqesha të thosha ishte se unë nuk jam perfekte dhe as ti mami nuk je. Ajo e urren këtë këngë”, tha Bebe. /abcnews.al