Bebe Rexha feston suksesin e radhës në mënyrën më të pazakontë

schedule15:05 - 3 Mars, 2021

schedule 15:05 - 3 Mars, 2021

Pak kohë më parë, Bebe Rexha shënoi një ndër arritjet më të mëdha në karrierën e saj, duke tejkaluar shifrën e një miliard dëgjimeve në platformën Spotify. Bëhet fjalë për këngën hit “In The Name Of Love”, një bashkëpunim me Dj-në e famshëm botëror, Martin Garrix që u publikua në 2016-ën.

Për këtë sukses, Spotify i ka dhuruar këngëtares shqiptare pllakatën e mirënjohes ndërkohë që kjo e fundit ka festuar në mënyrën më të pazakontë. Bebe ka publikuar një video në Instagram, ku shihet duke ngrënë një pjatë me drithëra, të vendosur mbi pllakatën e Spotify. /abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)