Bebe Rexha e “fiksuar” pas këngës së saj, Rita Ora ka dy fjalë për të

schedule20:40 - 24 Shkurt, 2021

schedule 20:40 - 24 Shkurt, 2021

Rita Ora dhe Bebe Rexha kanë treguar gjithmonë mbështetje për njëra-tjetrën dhe si dy artiste me famë botërore, kanë arritur ta ngrenë lart origjinënë e tyre. Sot, ata gëzojnë një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare, por kurrsesi nuk harrojnë të tregojnë përkrahje ndaj njëra-tjetrës.

Një gjë të tillë ka bërë dhe Bebe Rexha së fundmi për këngën më të re të Orës “Big”. Ajo ka bërë një video live në rrjete sociale, ku shfaqet dke kërcyer nën ritmet e kësaj kengë, krahas së cilës ka shkruar “E dua këtë këngë”. Këtë moment e ka ndarë dhe Rita në profilin e saj, ndërsa ka shkruar dhe disa fjalë për Beben.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Rita Ora Source 💥🇩🇪🇦🇱 (@ritabotsora)

Të dua Bebe Rexha gjithmonë dhe përgjithmonë”, shkruan Rita shoqëruar me dy zemra. “Big” është pjesë e mini albumit “Bang”, që Rita publikoi ditë më parë. Ky projekt, në të cilin morën vëmendje të madhe detajet e kulturës shqiptare, shënon rikthimin e saj në muzikë pas gati një viti, që nga kënga më e fundit “Hoë To Be Lonely”. /abcnews.al