MTV ka shpallur listën e prezantuesve të Video Music Awards 2022 që nis të dielën, 28 gusht. Në mesin e tyre është dhe këngëtarja shqiptare Bebe Rexha. Lajmin e ka konfirmuar vetë ajo përmes një postimi në InstaStory, ku bën me dije se do të jetë një nga prezantueset në ngjarjen e madhe.
Përpos yllit shqiptar, do të prezantojnë dhe të tjerë si Ashley Graham, Avril Lavigne, Becky G, Billy Eichner, Cheech & Chong, Chlöe Bailey, Dixie D’Amelio, DJ Khaled, Dove Cameron, Joel Madden, Latto, Lili Reinhart si dhe Offset.
Bebe Rexha ka fituar një çmim “MTV Video Music Awards” në vitin 2019. Asokohe ajo ishte vlerësuar me çmim në kategorinë “Best Dance (Kënga më e mirë ritmike)”, për këngën e saj “Call You Mine” në bashkëpunim me The Chainsmokers. /abcnews.al