Bebe Rexha ka arritur të bëhet një ndër këngëtaret më të suksesshme më famë botërore. Shqiptarja publikoi pak javë më parë projektin më të fundit “Baby I’m Jealous”, një bashkëpunim me me reperen amerikane Doja Cat. Kënga është pritur shumë mirë nga fansat, ndërkohë që është bërë pjesë e listës së këngëve “Top 10 Global Song Debuts” të platformës më të madhe të muzikës në botë, Spotify.
Së fundmi, këngëtarja ka publikuar një foto nga fëmijëria, teksa ka pozuar krah të vëllait. Bebe shfaqet me flokë të errët dhe me balluke, ndërsa shkruan:“Ditët e vjetra dhe të mira me Florent Rexhën. Më ktheni në jetën e thjeshtë.” Kujtojmë që Bebe po shijon romancën e re të dashurisë me kineastin Keyan Safyari.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, Bebe është shprehur se ndjen se ai është i duhuri për të. Gjithashtu Bebe-n do ta shohim dhe si aktore. Ajo ka zbuluar se do të luajë në filmin me metrazh të gjatë “Queenpins”, krah aktores amerikane Kristen Bell. /abcnews.al